Shija e Mushtit në HALALEXPO 2026: Copëza nga Panairi

EVENTE

2/10/20261 min read

Në datat 6–8 shkurt morëm pjesë në HalalExpo 2026, një nga panairet më të mëdha në Ballkan për bizneset që promovojnë produkte halal dhe jo vetëm. Për ne si Shija e Mushtit ishte një eksperiencë shumë e bukur, sidomos sepse patëm mundësinë të takonim nga afër shumë prej jush dhe të ndanim shijen që do ju kthejë pas, si qëmoti.

Gjatë tre ditëve të panairit prezantuam mushtin tonë pa alkool dhe pa sheqer të shtuar, të prodhuar me përkushtim dhe me metoda artizanale. Vizitorët patën mundësinë ta provojnë, të mësojnë më shumë për mënyrën si prodhohet dhe të njihen me historinë dhe vlerat që qëndrojnë pas markës sonë.

Mes shumë bisedave të ngrohta dhe kontakteve të reja, ky event na dha edhe më shumë motivim për të ecur përpara. Faleminderit pafund të gjithë atyre që na vizituan, mbështetën dhe që vazhdojnë të zgjedhin produkte të pastra dhe autentike shqiptare. Ky ishte vetëm fillimi i një rruge edhe më të bukur.

Shihemi sërish në eventet e radhës!